Borell: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE’së

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 21:09
Borell: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE’së

Gjatë një konference për media në Toledo të Spanjës ku janë takuar shefat e diplomacive të BE-së, përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borell, ka bërë me dije se presidenca spanjolle do ta organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në fund të tetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjithashtu dha deklarata të forta për të ardhmen e Ukrainës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Borrell deklaroi se “Ukraina duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor gjithashtu”, siç është shprehur “shpejt”.

“Së pari, në Ballkanin Perëndimor. Presidenca spanjolle po propozon – dhe mendoj se është një propozim i mirë – të mbahet një takim ministror së bashku me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Ne do ta bëjmë atë në fund të muajit të ardhshëm, së bashku me Presidencën spanjolle dhe pas ngjarjeve të tjera që lidhen me Ballkanin [Perëndimor], si Procesi i Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ministrat, nën Presidencën spanjolle, të bëjnë një bilanc të asaj që po ndodh në Ballkanin [Perëndimor]”, është shprehur ai.

Po ashtu është konfirmuar se me 14 shtator do të ketë takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.

(Kosova Sot Online)