Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 10:01
Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në nisjen e këtij viti të ri shkollor, Osmani ka thënë se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.

Tutje, Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, citohet të ketë thënë Osmani, sipas njoftimit të ZPRK.

(Kosova Sot Online)