Nuk rilicencohet mjeku nga Lugina, Haxhiu: Skandal pas skandali në shëndetësi

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 11:18
Nuk rilicencohet mjeku nga Lugina, Haxhiu: Skandal pas skandali në shëndetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka rilicencuar mjekun nga Lugina që punon në QKUK, Amir Rexhepi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka thënë se në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti i patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa liçensë në Kosovë ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Skandal pas skandali në shëndetësi.

Në kohën e pandemisë Arben Vitia dhe Albin Kurti patën lejuar mjekët nga Serbia që të punojnë pa licencë në Kosovë , ndërsa tani vendosin kufizime për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

E kam thënë se Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2022 Për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë të Huaj është bërë për interesa të sektorit privat, këtë e konfirmon rasti i Dr. Amir Rexhepit, të cilit ia refuzuan rilicencimin në Kosovë.

(Kosova Sot Online)