Osmani i uron suksese Begajt e Ramës në marrjen e Presidencës së KS të OKB-së: Ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 11:30
Osmani i uron suksese Begajt e Ramës në marrjen e Presidencës së KS të OKB-së: Ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar fat të mbarë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama në udhëheqjen e Presidencës në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se është një kohë kyçe për paqen dhe sigurinë, duke shtuar se është e rëndësishme në promovimin e vlerave demokratike.

“Suksese Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Misionit të Shqipërisë në OKB me marrjen e Presidencës së KS të OKB-së nga Shqipëria. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka shkruar Osmani.

Nga sot Shqipëria ka marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që zgjat për një muaj.

(Kosova Sot Online)