Detaje të reja nga vrasja e 29 vjeçarit në Malishevë, arrestohen 8 persona

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 12:31
Detaje të reja nga vrasja e 29 vjeçarit në Malishevë,  arrestohen  8 persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Malishevë ku një 29-vjeçar ka mbetur i vdeku rnë fshatin Balincë të kësaj komune, pasditen e djeshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Policisë deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri duke i sjellë lëndime vdekjeprurëse viktimës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në vendin e ngjarjes si dëshmi materiale është konfiskuar në pistoletë.

“Malishevë 31.08.2023-13:26. Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. Ngjarja me epilog tragjik për 29-vjeçarin u raportua të ketë ndodhur në tregun e druve.

(Kosova Sot Online )