Në Kroaci, i njëjti pesticid siç është gjetur kohët e fundit në pjeshkë është gjetur edhe në kumbullat nga Serbia

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 13:03
Në Kroaci, i njëjti pesticid siç është gjetur kohët e fundit në pjeshkë është gjetur edhe në kumbullat nga Serbia

Në kumbullat që importohen nga Serbia në Kroaci, është gjetur një pesticid shumë i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve, i konfirmuar nga sistemi evropian për paralajmërim të hershëm në tregtinë e ushqimeve.

Siç raporton Podravski.hr, në ato fruta gjatë kontrollit kufitar është gjetur klorpirifos i rrezikshëm dhe për këtë arsye nuk janë importuar në Kroaci dhe janë urdhëruar që të asgjësohen.

Chlorpyrifos është një pesticid që është zbuluar se shkakton çrregullime të zhvillimit te fëmijët. Dëmton trurin dhe shkakton probleme të tjera shëndetësore.

Në Kroaci dhe shumë vende të tjera, ai u përdor legalisht deri në vitin 2006, dhe u bë një nga kimikatet më të përdorura për mbrojtjen e të mbjellave, frutave dhe perimeve. Që nga viti 2006, është e ndaluar për trajtimin e frutave dhe perimeve në shumicën e vendeve të BE-së.

Së fundmi, i njëjti pesticid është gjetur te pjeshkët nga Serbia.

Lidhur me rastin e pjeshkës, Ministria e Bujqësisë së Serbisë tha se ky pesticid është miratuar për një periudhë të caktuar vetëm për panxharin e sheqerit dhe se është i ndaluar për të gjitha kulturat tjera.

(Kosova Sot Online)