Komuna e Leposaviqit liron rrugën e bllokuar për bartjen e nxënësve me aftësi të kufizuara

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 13:42
Komuna e Leposaviqit liron rrugën e bllokuar për bartjen e nxënësve me aftësi të kufizuara

Shqipe Latifi, shefe e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tregoi se dje kanë pranuar një kërkesë nga banorët lokalë që të lejojnë qarkullimin e automjeteve që bartin nxënësit me aftësi të kufizuara nëpër rrugën që deri tani ka qenë e bllokuar për qarkullim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hetemi falënderon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in që siç tha, kanë asistuar në hapjen e rrugës jo vetëm për këtë kategori, por në lirimin për qarkullim për të gjithë qytetarët e Komunës së Leposaviqit.

(Kosova Sot Online)