Raportohet për grabitje në një bankë në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 14:33
Raportohet për grabitje në një bankë në Prishtinë

Pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer sot një grabitje në një bankë, policia e Kosovës ka arrestuar një person në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi më tej se lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

(Kosova Sot Online)