Von Cramon: BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj, qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 15:31
Von Cramon: BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj, qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024

Një deklaratë e presidentit francez, Emmanuel Macron, se mund të ketë një rishikim të politikës për vizat nëse Kosova dhe Serbia s’veprojnë me përgjegjësi, ku ka nxitur dyshime se liberalizimi mund të mos bëhet realitet më 1 janar 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar duke thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave pas një zvarritje të gjatë.

Tutje, ajo ka shkruar se BE-ja duhet ta mbaj fjalën për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024

“BE-ja duhet ta mbaj premtimin e saj për të lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë nga 1 janari 2024”, ka shkruar Cramon.

(Kosova Sot Online)