Pse u largua nga shtëpia familja e mërgimtarit nga Drenasi?

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 15:50
Pse u largua nga shtëpia familja e mërgimtarit nga Drenasi?

Se vëllai i tij, i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, një person nga Drenasi ka njoftuar policinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë rast zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke kryer procedurat e verifikimit.

“Kemi informacione që janë kontaktuar personat e raportuar nga familjarët. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme të verifikimeve të informacioneve si dhe dokumentimin e tyre para se të procedojmë rastin më tutje”, tha ajo.

Policia për këtë rast fillimisht ka raportuar në raportin 24 orësh.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)