Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 16:36
Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Për mungesën e teksteve shkollore për nxënësit që kanë filluar sot vitin shkollor, subjektet politike opozitare kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kërkesën për seancë e kanë bërë anëtaret e Komisionit Parlamentar për Arsim.

 

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë me dije se kjo kërkesë e komisionit është mbështetur edhe nga deputetët tjerë.

 

Ajo ka treguar se seanca synohet të mbahet të hënën.

 

“Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator. Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj’, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)