Fatos Nano futet në operacion

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 16:56
Fatos Nano futet në operacion

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano i është nënshtruar ndërhyrjes lehtësuese për frymëmarrjen dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe e qëndrueshme.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i ka akorduar ditën e djeshme medaljen e mirënjohjes publike ish-kryeministrit Fatos Nano.

(Kosova Sot Online)