Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi pasi paguan 50 mijë euro dorëzani

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 17:08
Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi pasi paguan 50 mijë euro dorëzani

Avokati i ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, Artan Qerkini,  ka konfirmuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë është zëvëndësuar me masën e dorëzanisë në vlerën prej 50 mijë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po është liruar me vendim të Gjykatës. Paraburgimi është zëvendësuar me masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro”, ka thënë Qerkini

Prokuroria e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë (12) personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.

Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dhe 11 personave të tjerë.

(Kosova Sot Online)