Ja kush thotë: Udhëzimi për largimin e kryetarëve në Veri finalizohet shpejt

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 19:00
Ja kush thotë: Udhëzimi për largimin e kryetarëve në Veri finalizohet shpejt

Në lidhje me udhëzimin administrativ për kryetarë e komunave veriore, ka folur zëvëndësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vokrri u shpreh i sigurt se ky udhëzim do të jetë gati brenda javës, sepse sipas  tij, ka mbetur edhe pak punë deri në finalizim.

“Ka mbetur vetëm edhe fare pak punë që të finalizohet dhe jam i sigurtë që brenda javës që vjen do të jetë gati. Për aq sa unë jam i informuar dy kanë qenë vërejtjet kryesore, një që lidhej me afatet ligjore, pra afatet kohore për këto procedura dhe tjetra ishte se mos po hapet një derë e re”, tha ai.

Tutje, ai tha se e ka shikuar ligjin dhe udhëzimin administrativ dhe u shpreh se nuk ka parë ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave.

“Unë e shikova ligjin për qeverisje edhe këtë udhëzim administrativ, draftin pra dhe unë edhe pse nuk jam jurist nuk pashë që ka ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave”, u shpreh tutje ai.

(Kosova Sot Online)