Komisioni qeveritar-Borellit: Serbia t’i hapë arkivat për ta zbardhur të vërtetën e të zhdukurve gjatë luftës

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 20:16
Komisioni qeveritar-Borellit: Serbia t’i hapë arkivat për ta zbardhur të vërtetën e të zhdukurve gjatë luftës

 Me një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i është drejtuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë letër thuhet se janë të përkushtuar për të zbardhur të vërtetën për të zhdukurit me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Komisioni i drejtuar nga Andin Hoti i kanë treguar Borrellit se i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i hapn arkivar e tyre.

Së bashku me shoqatat e familjeve të të zhdukurve të Kosovës, i kem bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat e tyre, pasi që zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti, si dhe leje për gërmime në varrezat e identifikuara e të shënuara në Serbi.”

Ndër të tjerash në letër thuhet se që 4 muaj prej miratimit të Deklaratës pë Personat e Zhdukur nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej Serbisë, ndonëse më 1 qershor i kanë dërguar kërkesë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për qasje të plotë në materialin arkivor.

 

 

“Me miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur,  ku përfshihen të zhdukurit me forcë, të nënshkruar më 2 maj 2023, Serbia ka marrë angazhime të vonusra prej kohësh. Në përputhje me angazhimet e Serbisë sipas Deklaratës, më 01.06.2023 i dërgova kërkesën e parë zyrtare presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për qasje të plotë në materialin arkivor, duke përfshirë por pa u kufizuar në dosjet e klasifikuara, të prodhuara në Komandën e Shpërbërë të Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Dhënia e qasjes së plotë në këtë material do të shërbente për të zbuluar rrethanat e vrasjeve dhe transferimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur me forcë dhe do të kontribuonte drejtpërdrejt në zgjidhjen e fatit të të zhdukurve me forcë në rajonin e Drenicës. Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i Deklaratës dhe tre muaj nga dërgimi i letrës së lartpërmendur në adresë të z. Vuçiq, nuk ka asnjë përgjigje nga Serbia”, thuhet në letër.

“Mungesa e bashkëpunimit të Serbisë në përmbushjen e zotimeve të saj rrezikon përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë përparim në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur me forcë, përmbushjen e detyrimeve tona dhe zbutjen e vuajtjeve të tmerrshme të familjeve.”

(Kosova Sot Online)