Aksident në Gjakovë raportohet se ka vdekur një person

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 21:18
Aksident në Gjakovë raportohet se ka vdekur një person

Sot rreth orës 19:50 në fshatin Vogovë të Gjakovës, ka ndodhur një vetaksident trafiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e të cilit shoferi 54-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka ndërruar jetë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”

(Kosova Sot Online)