Osmani pret në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 22:43
Osmani pret në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Presidentja Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.

Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t`ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024.

(Kosova Sot Online)