Ja në cilin vemd ka shkuar Papa Françesku për vizitë

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 23:00
Ja në cilin vemd ka shkuar Papa Françesku për vizitë

Papa Françesku, ka mbërritur në Mongoli mëngjesin e së premtes, për të inkurajuar një nga komunitetet më të vogla dhe më të reja katolike në botë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Është hera e parë që një papë viziton vendin aziatik pa dalje në det. Vizita e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Vatikanit me dy fqinjët e fuqishëm të Mongolisë, Rusinë dhe Kinën, janë sërish të tensionuara.

Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin mongolez Ulaanbaatar, pas një fluturimi gjatë natës duke kaluar nëpër hapësirën ajrore kineze, duke i dhënë atij një mundësi të rrallë për t’i dërguar një notë përshëndetje presidentit Xi Jinping.

Protokolli i Vatikanit, ka kërkuar që Papa të dërgojë përshëndetje të tilla, sa herë që fluturon mbi një vend të huaj.

Në mesazhin e tij drejtuar Xi, Papa shprehu “përshëndetje me urime për ekselencën dhe popullin e Kinës”.

(Kosova Sot Online)