Vjosa Osmani të hënën shkon në Tiranë, pritet nga presidenti Bajram Begaj

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 09:43
Vjosa Osmani të hënën shkon në Tiranë, pritet nga presidenti Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, do të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Ndërsa, është bërë publike dhe agjenda e vizitës

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

(Kosova Sot Online)