Vdes 31-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar tokën në Divjakë
Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas, Divjakë, ka vdekur pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se personi në fjalë ishte duke punuar tokën në momentin e incidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)