Klinaku reagimin e partisë “Guxo” e quan skandal

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 11:18
Klinaku reagimin e partisë “Guxo” e quan skandal

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj komunikatës së partisë “Guxo”, e cila ka dënuar kërcënimet që i pari i veteranëve ka bërë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se komunikata e kësaj partie ishte skandal.

“Me qenë ministra të qeverisë, aq më keq me udhëheqë diplomacinë e shtetit tonë e me lëshu skandal-komunikatë duke ofenduar qytetarët, veç në Kosovë guxojnë e pa reagim kalojnë!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook.

(Kosova Sot Online)