Përplasi për vdekje 6-vjeçarin me veturë, arrestohet 25 vjeçari në Kavajë

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 13:34
Përplasi për vdekje 6-vjeçarin me veturë, arrestohet 25 vjeçari në Kavajë

Një 25 vjeçar është arrestuar, pasi përplasi për vdekje një fëmijë 6 vjeçar në Kavajë, përcjell “Kosova Sot Online”.

25 vjeç, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

(Kosova Sot Online)