Hekuran Murati: U takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e tatimit në pronë

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 16:04
Hekuran Murati: U takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e tatimit në pronë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka shtuar se Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në prone.

Ai ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.

(Kosova Sot Online)