21-vjeçarja e godet me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 17:40
21-vjeçarja e godet me thikë të moshuarin në Vaun e Dejës

Një 21-vjeçare goditi me thikë një të moshuar Vaun e Dejës, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 21-vjeçares e cila ka qenë vetëm në shtëpi.

Sipas rrëfimit të të resë, 68-vjeçari ka tentuar që të kryejë marrëdhënie me dhunë ndaj saj dhe kjo e fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë të moshuarin disa herë.

(Kosova Sot Online)