Gjykata Speciale: Thaçi në Kosovë për vizitë tek familja

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 17:55
Gjykata Speciale: Thaçi në Kosovë për vizitë tek familja

Gjykata Speciale përmes një komunikatë ka njoftuar se paneli i Gjqytarëve ka aprovuar një vizitë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tek familja e tij në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje kanë sqaruar se Thaçi vazhdon të mbetet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

“Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen”, kanë shkruar në njoftim.

“ I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)