Burri e rrah papritmas gruan në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 09:14
Burri e rrah papritmas gruan në Fushë Kosovë

Pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, një burrë është arrestuar dje në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima te familja e saj për strehim.

“DHUNË NË FAMILJE – Fushë Kosovë 02.09.2023 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën-bashkëshorten e tij, te njëjtën e kishte sulmuar fizikisht. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në familjen e saj për strehim.”

(Kosova Sot Online)