Qytetarit nga ky vend i Kosovës ia vjedhin BMW’në

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 09:16
Qytetarit nga ky vend i Kosovës ia vjedhin BMW’në

Se dikush ia ka vjedhur veturën “BMW” që e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik, ka raportuar një burrë në Skenderaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VJEDHJE E VETURËS – Skenderaj 01-02.09.2023 – NN. Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik. Njësitet policore kanë dalë në venin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori.”

(Kosova Sot Online)