Weber: A po ndryshon Perëndimi kurs ndaj Serbisë?

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 13:04
Weber: A po ndryshon Perëndimi  kurs ndaj Serbisë?

Në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë, rreth 60 politikanë europianë dhe amerikanë kërkuan në korrik qasje më të ekuilibruar të Perëndimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Bodo Weber, analist politik dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit në Berlin, tha se ai e sheh letrën si dëshmi se Perëndimi po ndryshon kurs ndaj Serbisë ose Vuçiqit.

“Ky ndryshim do të ishte i mirëpritur, por për fat të keq, ne nuk shohim një kthesë të tillë në horizont. Përkundrazi, letra e disa parlamentarëve perëndimorë tërhoqi vëmendjen e mediave perëndimore, të cilat zakonisht rrallë shkruajnë për rajonin”, tha Weber në një përgjigje me shkrim për voa.

Në letrën e korrikut, ligjvënësit e SHBA-së dhe BE-së kritikuan Vuçiçin për lidhjet e ngushta dhe mbështetjen ndaj Milorad Dodik, presidentit nacionalist të Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinën fqinje. Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për “minimin e marrëveshjeve të paqes të Dejtonit”, një marrëveshje e sponsorizuar nga SHBA që i dha fund luftës në Ballkan në vitet 1990.

Një tjetër pengesë për marrëdhëniet më të mira midis Beogradit dhe Perëndimit është qëndrimi pro-rus i shefit të spiunazhit serb Aleksandar Vulin, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje të dyshuar në dërgesat e paligjshme të armëve, trafikun e drogës dhe keqpërdorimin e posteve publike.

(Kosova Sot Online)