Ndërron jetë piktori i njohur Bislim Aliu

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 13:42
Ndërron jetë piktori i njohur Bislim Aliu

Sot pas një sëmundje, ka ndërruar jetë, piktori dhe poeti i njohur Llapjan, Bislim Aliu, një ndër themeluesit e ShKA Josip Rela në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

Derisa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes llogarisë së tij sociale ka shkruar...

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit, poetit dhe mësimdhënësit për shumë vite, Bislim Aliu.

Profesor Bislimi ishte intektual i vërtetë, person shumë i dashur e i afërt me të gjithë. Së fundmi si komunë e kemi mbështetur botimin e librit tij të fundit, por gjendja e tij shëndetësore e bëri të pamundur prezantimin e tij.

I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!

(Kosova Sot Online)