Babë e bir në Ferizaj bëhen 'llom' mes vete

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 14:46
Babë e bir në Ferizaj bëhen 'llom' mes vete

Raportohet se në një familje në Ferizaj, babë e bir janë rrahur mes vete, teksa e ka pësuar edhe gruaja/nëna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshje, ku djali, i cili është recidivist i dhunës në familje e ka sulmuar babanë, por edhe nënën e tij. Aty sherri veç eskaloi, kur edhe burri u kap me të birin, të cilin e ka goditur dhe për pasojë dy palët pësuan lëndime.

Si rezultat i denoncimit të rastit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku bazuar në dëshmitë e tyre të dhëna para hetuesve, të njëjtit e kanë fajësuar njëri-tjetrin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që babë e bir të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)