Gjykata e Apeli vendos: 22 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasje në Prishtinë

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 15:00
Gjykata e Apeli vendos: 22 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasje në Prishtinë

Ndaj Besnik Shkodrës për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajte pa leje”, ndërkaq ka vërtetuar lirimin nga akuza të Baki Shkodriqit për veprën penale “Shtytje në vrasje”, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 22 vitesh burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë çështje penale Apeli me 6 korrik 2023  kishte mbajtur seancë ku ishin shqyrtuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Jeton Osmanit, mbrojtësit të Shkodrës, avokatit Skender Musa dhe mbrojtëses së Shkodriqit, avokates Sadije Mjekiqi.

Ky vendim i Apelit është marrë me 6 korrik 2023 nga gjykatësit me kryetar kolegji, Xhevdet Abazi dhe gjykatësit anëtarët, Hashim Çollaku dhe Beqir Kalludra.

(Kosova Sot Online)