Vetura përplas në asfalt çiklistin

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 13:45
Vetura përplas në asfalt çiklistin

Kamerat e sigurisë në Lancashire të Britanisë kanë kapur momentin kur një veturë e godet një çiklist duke e hedhur, këtë të fundit në ajër e përplasur më pas në asfalt pa ndjenja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vetura po lëvize në sens të kundërt dhe sikur kjo dhe goditja e çiklistit të mos mjaftonte, shoferi i makinës vendos të largohet nga vendi i ngjarjes, e megjithatë ai është vënë në pranga nga autoritetet.

Këtë e ka konfirmuar edhe policia në Lancashire, që tha se mbi drejtuesin rëndojnë akuzat për lëndim të rëndë dhe drejtim të automjetit nën ndikimin e lëndëve narkotike.

I lënduar që mësohet se ishte rreth të 30-ave, u dërgua me urgjencë në spital për trajtim pasi ka pësuar thyerje të kockave në pjesë të ndryshme të trupit.


(Kosova Sot Online)