Ja si pritet të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Kosovë

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 17:30
Ja si pritet të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Kosovë

Dita e hënë në Kosovë, parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.

Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të martën, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Nga dita e martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, derisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e mërkurë, ndonëse edhe më të pakta.

(Kosova Sot Online)