Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 08:32
Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë të jashtëzakonshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Seanca do të fillojë në orën 12:00.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme

(Kosova Sot Online)