Prishtinë: Grabitje me armë

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 09:14
Prishtinë: Grabitje me armë

Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje me armë dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka deklaruar se tre persona të maskuar e kanë kanosur me armë dhe i kanë grabitur një shumë parash e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është në procedurë hetimore.

“GRABITJE ME ARMË – Prishtinë. 03.09.2023 – 02:07. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se tre persona të maskuar duke i kanosur me armë iu kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)