Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj në Tiranë

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 10:26
Vjosa Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën në Shqipëri ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Bajram Begaj.

Ata më pas pritet të dalin në një konferencë për shtyp në orën 11:40.

Ndërkaq takimin me kryeministrin Rama, Osmani pritet ta fillojë në orën 12:30, e më pas Osmani do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

(Kosova Sot Online)