Arifi: Deklarata e Macron-it për vizat, duhet t’i shqetësojë institucionet e Kosovës

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 10:31
Arifi: Deklarata e Macron-it për vizat, duhet t’i shqetësojë institucionet e Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politike të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi, përcjell “Kosova Sot Online”.

E, për këtë deklaratë ish-kryenegociatori Avni Arifi ka thënë se duhet të shqetësohen të gjitha institucionet e Kosovës.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet ti marrin shumë me seriozitet qëndrimet e liderëve evropianë.

“Franca është një ndër vendet kryesore të Bashkimit Evropian bashkë me Gjermaninë, pozicioni i tyre politik duhet t’i shqetësojë të gjitha institucionet e Kosovës. Unë kam parë shumë analiza që kjo mund të bëhet, apo nuk mund të bëhet. Natyrisht, që mund të bëhet gjithçka sa i përket Bashkimit Evropian që Franca e sponsorizon. Institucionet e Kosovës duhet ti marrin shumë me seriozitet qëndrimet e liderëve evropianë. Franca është ndër shtetet që e ka ndihmuar Kosovën, kanë marrë pjesë në bombardime dhe është shteti i pestë që e ka njohur Kosovën dhe kritikat që vijnë nga Franca meritojnë një reagim më diplomatik dhe një reagim më miqësor se sa çfarë ishte reagimi nga Kosova”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)