Fondacioni për Kafshët e quan simbolik dënimin me 120 euro për personin që vrau një qen: Nuk jemi të kënaqur

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 11:11
Fondacioni për Kafshët e quan simbolik dënimin me 120 euro për personin që vrau një qen: Nuk jemi të kënaqur

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar për dënimin e një personi që thuhet se kishte shkaktuar vdekjen e një qeni me pronar nëpërmjet anestetikëve, gjatë aksionit për kapjen e qenve endacakë për kastrim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç ka shkruar Fondacioni të hënën në Facebook, i dënuari ishte kontraktor i Komunës së Prishtinës në projektin “Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho”.

Ky fondacion e ka qaujtur këtë dënim simbolik.

“Dënimi është shumë simbolik (120 EUR) dhe në rast se nuk ka për të paguar këtë shumë, aplikohet 6 ditë burgim. Nuk jemi të kënaqur se si Prokuroria dhe Gjykata nuk e kanë marrë parasysh Nenin 343 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që parasheh dënime për dhënien e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkundër kësaj, Gjykata ka vërtetuar veprimet e të akuzuarit/dënuarit me këtë rast”, thuhet në reagimin në Facebook.

(Kosova Sot Online)