Begaj: Askush s’ka pse çuditet se pse Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 12:00
Begaj: Askush s’ka pse çuditet se pse Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit në Tiranë, dolën së bashku në një konferencë për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Begaj tha se “marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë shumë të mira”, dhe se kanë biseduar për “nevojën e një koordinimi më të mirë për çështjen kombëtare”.

“Theksova se duhet gjithmonë të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin”, tha ndër tjerash Begaj.

Presidenti i Shqipërisë theksoi se “askush nuk ka pse çuditet se përse Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë”.

(Kosova Sot Online)