Vrau babanë në Selenicë, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit: Më ka nxjerrë shumë herë nga shtëpia

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 13:19
Vrau babanë në Selenicë, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit: Më ka nxjerrë shumë herë nga shtëpia

23-vjeçari,Mateo Gllucaj, i cili vrau babanë e tij tre ditë më parë në Selenicë, është lënë në burg nga Gjykata, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në sallë është marr edhe dëshmia e 23-vjeçarit i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në komisariat. Ai ka pranuar krimin teksa ka dëshmuar se babai i dhunonte të gjithë dhe për më tepër shumë herë e kishte nxjerr nga shtëpia.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

(Kosova Sot Online)