23-vjeçari që vrau babanë dërgohet në paraburgim

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 21:02
23-vjeçari që vrau babanë dërgohet në paraburgim

Gjykata e Vlorës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, 23-vjeçarit që akuzohet se vrau pak ditë më parë babanë e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e viktimës erdhi pasi i dyshuari kishte vendosur lëndë eksplozive në oborrin e shtëpisë pranë sobës, ndërsa në momentin kur i ndjeri ishte afruar ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura.

As në polici, e as në gjykatë i akuzuari nuk ka rrëfyer se nga i ka siguruar municionet e gjetura në banesë.

I dyshuari është dërguar në paraburgim.

(Kosova Sot Online)