​PDK do të ngrisë kallëzim penal ndaj Nagavcit

  • E.k /
  • 04 September 2023 - 15:34
​PDK do të ngrisë kallëzim penal ndaj Nagavcit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se e njëjta është përgjegjëse për privimin e 210 mijë nxënësve dhe mos realizimin e kompetencave ligjore.

Tahiri bashkë më anëtarë të Komisionit për Arsim kanë mbajtur konferencë për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, me ç’rast paralajmëruan se do të angazhohen maksimalisht që vendin ta çojnë në zgjedhje.

(Kosova Sot Online)