Rama: Me Presidenten Vjosa Osmani për të tashmen dhe të ardhmen

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 16:00
Rama: Me Presidenten Vjosa Osmani për të tashmen dhe të ardhmen

Nga takimi që e pati në Tiranë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar tri fotografi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tama shkroi se marrëdhënia Kosovë-Shqipëri është “e patjetërsueshme”.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, shkroi Rama.

Osmani sot nisi vizitën dyditore në Shqipëri. Paradite ajo u prit nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj me nderime të larta shtetërore. Pasoi një takim mes të dy presidentëve dhe një konferencë e përbashkët për media.

(Kosova Sot Online)