Ja kush e zë vendin e produkteve serbe në Kosovë

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 16:11
Ja kush e zë vendin e produkteve serbe në Kosovë

Raportohet ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vaji, gruri, pijet freskuese e të tjera janë zëvendësuar me produkte të shteteve të tjera.

Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pothuajse të gjitha importet nga Serbia qysh më 15 qershor, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.

Ndërkohë që policët janë liruar për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së prodhimeve ka vazhduar.

Në Doganën e Kosovës konfirmojnë  se hyrja e prodhimeve serbe ka rënë dukshëm.

Në qershor dhe korrik të këtij viti, vlera e importeve serbe ka qenë afër 20 milionë euro, apo mbi 50 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Zyrtarë të Doganës sqarojnë se importet që kanë vazhduar, përfshijnë produkte të lëndës së parë dhe gjysmë-produkte që nevojiten për prodhimin final.

Në disa dyqane ushqimore që ka vizituar rel këtë javë në Prishtinë, vërehen mungesa ose sasi të vogla të produkteve serbe.

Deri para ndalesës, Serbia ka qenë ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të veta në Kosovë.

Tregtarët thonë se ato që mbeten, janë importuar para datës 15 qershor

Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) thonë se bizneset i kanë zëvendësuar tashmë shumicën e produkteve nga Serbia me produkte nga vendet e tjera.

“Disa kompani të huaja, që i kanë prodhuar produktet e tyre në Serbi, i kanë riorientuar bizneset tona te fabrikat që i kanë në rajon, për t’u furnizuar”, thotë për  kryetari i OEK-ut.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është bërë destinacion kryesor i bizneseve të Kosovës, sepse afërsia territoriale nuk e rrit transportin e mallrave, e rrjedhimisht as çmimin e tyre.


(Kosova Sot Online)