Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar 51-vjeçarin nga Prizreni

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 16:26
Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar 51-vjeçarin nga Prizreni

Aziz Gashin, 51 vjeç, i cili dyshohet për vrasjen e djeshme në Prizren, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia nuk ka arritur ta lokalizojë atë. Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza e se mbrëmë ka shtënë me armë në rrugën “Çerçiz Topulli” në lagjen Arbana në Prizren, në drejtim të një 48-vjeçari, i cili ka mbetur i vdekur.

“I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije”, njoftoi Policia.

Njoftimi për shpalljen në kërkim të Aziz Gashit u bë në të gjitha pikat kufitare dhe stacionet policore në vend, ngase, sipas Policisë, “i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise”.

“Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit”, njoftoi Policia, duke bashkangjitur një fotografi të të dyshuarit së bashku me të dhënat e tij.

“Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore”, thuhet në thirrjen e Policisë.

(Kosova Sot Online)