Kryeziu: Ja pse Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 18:50
Kryeziu: Ja pse Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita

Arsyen pse Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita për të debatuar për politikat e furnizimit me tekstet shkollore, e ka treguar Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeziu ka thënë se seanca e nxirrte konkludimin e debatit akoma pa nisur debati.

”Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin”.

”Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, ka shkruar Kryeziu.

Opozita po kritikon Qeverinë e Kosovës për dështim në furnizimin me tekste shkollore.


(Kosova Sot Online)