Kamberi tregon katër propozimet për pakicat që nuk po ia miraton Beogradi

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 20:18
Kamberi tregon katër propozimet për pakicat që nuk po ia miraton Beogradi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar nga Parlamenti i Serbisë, Shaip Kamberi.

Në këtë takim, siç thuhet në njoftimin dërguar mediave, u diskutua pozitën e vështirë dhe diskriminuese që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.

Në vend të krijimit të hapësirës së nevojshme institucionale për të garantuar të drejtat kolektive të shqiptarëve, Serbia po gjeneron pengesa dhe vështirësi për ta, duke i kufizuar në këtë mënyrë për shkak të përkatësisë së tyre etnike”, thuhet në njoftim.

 Deputeti Kamberi ka paraqitur 4 propozime që synojnë të krijojnë mekanizma ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Megjithatë, Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë ato, duke i lënë jashtë rendit të ditës.

(Kosova Sot Online)