Ja në cilin vend banorëve iu ofrohet energjia elektrike falas

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 21:15
 Ja në cilin vend banorëve iu ofrohet energjia elektrike falas

Në një vend ku energjia elektrike prodhohet pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet, çmimi i një kilovat-orë është i lidhur me nivelin e reshjeve: sa më shumë të bjerë shi ose borë, sa më shumë të mbushen rezervuarët, aq më pak kushton energjia elektrike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Stuhia Hans që goditi Skandinavinë në gusht dhe shirat e dendur të verës shkaktuan mbushjen e rezervuarëve dhe digave në disa pjesë të Norvegjisë.

Çmimi i spotit në kilovat orë, para taksave dhe kostove të transportit, pritet të variojë nga 0 në -0,3 krona (3 cent euro) sot në kryeqytetin Oslo dhe Bergen, qyteti i dytë më i madh i vendit që ndodhet në perëndim, sipas Europower.

Çmimi negativ do të thotë që kompanitë po paguajnë konsumatorët për të shitur prodhimin e tyre.

“Prodhuesit (e energjisë elektrike) kanë shpjeguar në të kaluarën se është më mirë të prodhohet kur çmimet janë paksa negative sesa të ndërmarrin hapa për të ndaluar prodhimin,” shpjegon faqja e internetit.

Ndonëse çmimi është paksa në të kuqe në disa zona të vendit, i cili ndahet në disa grupe çmimesh, kompanitë kryesisht sigurojnë shuma të lidhura me certifikatat e energjisë elektrike jeshile.

Sipas Europower, është hera e dytë që çmimet e energjisë elektrike janë negative në disa pjesë të Norvegjisë, e para më 8 gusht menjëherë pas stuhisë “Hans”. 

(Kosova Sot Online)