Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 08:12
Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rrallë në disa vise priten riga kryesisht të dobëta shiu.

Ditëve të ardhshme përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nganjëherë mund të zhvillohen dhe të gjenerojnë rrebeshe dhe reshje lokale kryesisht afatshkurtra shiu. Në fund të javës na pret mot më stabil dhe i ngrohtë.

(Kosova Sot Online)