Prizren: Arrestohen katër persona për “posedim të narkotikëve”

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 10:49
Prizren: Arrestohen katër persona  për “posedim të narkotikëve”

Katër persona të dyshuar janë arrestuar, pasi në shtëpitë e tyre janë gjatë kontrollit gjetur dhe sekuestruar 1.18 gramë marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE – Prizren 04.09.2023 – 06:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)